меню
Your Cart

Xhel Aloe Vera me Aroni (1000ml)

Xhel Aloe Vera me Aroni (1000ml)
Poro
Xhel Aloe Vera me Aroni (1000ml)
ALOE VERA "ARONIA" është i destinuar për të gjithë personat të cilët kanë problem me funksionin ose sëmundje të organeve të sistemit të tretjes (si gastriti, inflamacione në stomak dhe zorrë, mungesë e sekretimit të enzimave, intoleranca ushqimore, kapsllëkue etj), persona me imunitet të dobët dhe s..
1,990LEKË
  • Наличност: 199914
  • Model: ALOE
  • SKU: NT0013

ALOE VERA "ARONIA" është i destinuar për të gjithë personat të cilët kanë problem me funksionin ose sëmundje të organeve të sistemit të tretjes (si gastriti, inflamacione në stomak dhe zorrë, mungesë e sekretimit të enzimave, intoleranca ushqimore, kapsllëkue etj), persona me imunitet të dobët dhe sëmundje të organeve të frymëmarrjes (infeksione bakteriale dhe virale të rrugëve të frymëmarrjes, bronkit, bronkopneumoni, astmë dhe sëmundje tjera në mushkëri, si dhe persona me alergji), persona me shëndet dhe funksion të dëmtuar të enëve të gjakut, persona me sëmundje malinje dhe nevojë për rregullim të metabolizmit në tërësi. Mund të përdorin edhe fëmijë mbi moshën 3 vjeçare.

Përdorimi i rregullt i xhelit Aloe Vera me ekstrakt nga aronia:

 Ndihmon, lehtëson dhe përmirëson tretjen e ushqimit
 Qetëson gastrititn dhe problemet me acidet në stomak. Mbron stomakun duke ndihmuar në trajtimin e inflamacioneve të shkaktuara nga bakteret (Helikobacter Pylori etj).
 Qetëson inflamacionet dhe acarimet e zorrës së holë dhe të trashë. Parandalon mbajtjen e mikrorganizmave patogjene (si baktere, viruse, parazite) në zorrë. 
Xheli ka veprim të butë laksativ, stimulon peristaltikën dhe ndihmon zbrazjen e rregullt të zorrëve (parandalon kapsllëkun)
 Ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë dhe stimulon sekretimin e tëmthit.
 Ndihmon në përmirësimin e imunitetit, mbrojtje të organizmit nga infeksionet të shkaktuara nga mikroorganizmat patogjene dhe rrit rezistencën e organeve të frymëmarrjes, veçanërisht të mushkërive ndaj infeksioneve dhe astmës
 Ndihmon në zvogëlimin e reaksioneve alergjike
 Përmirëson tretjen dhe ndihmon në mbrojtjen dhe qetësimin e inflamacionit në stomak dhe zorrë
 Ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit dhe funksionit të enëve të gjakut, mbrojtje e qelizave nga stresi oksidativ, rregullim i yndyrave, sheqerit dhe gjithë metabolizmit.

 

Përmirëson imunitetin dhe rezistencën e organizmit ndaj infesioneve dhe alergjive
 Vepron si imunomodulues, forcon sistemin imunitar dhe qetëson inflamacionet, gjatë imunitetit të dobët. Rrit rezistencën e organeve të frymëmarrjes, zvogëlon prodhimin e sekretit në hundë, fyt dhe në mushkëri, rekomandohet për persona të cilët vuajnë nga astma dhe sëmundje tjera të mushkërive.
 Ndihmon  në qetësimin e alergjive dhe reagimeve te personat e prirur ndaj alergjive nga ushqimi, poleni etj.
 Parandalon mbajtjen e baktereve dhe paraqitjen e infeksioneve në sistemin urinar.

Falë kombinimit me ekstrakt nga aronia produkti gjithashtu:
 Ndihmon në parandalimin dhe  trajtimin e sëmundjeve malinje (ndihmon në shkatërrimin e qelizave malinje, parandalon shumimin dhe zhvillimin e tyre) dhe ndihmon në tejkalimin e vështirësive gjatë kimioterapisë
 Parandalon dëmtimin e enëve të gjakut (nga ana e radikaleve të lira dhe sheqerit në gjak) me çka ndihmon në parandalimin e shtypjes së lartë të gjakut, trombozë dhe aterosklerozë.
 Ndihmon në rregullim të kolesterolit dhe yndyrave në gjak (parandalon oksidimin e LDL kolesterolit)
 Ndihmon në rregullimin e sheqerit te personat me diabet.

Xheli Aloe Vera përmban mbi 240 molekula bioaktive: 
  20 aminoacide të ndryshme (për sintezë të proteinave);
 Vitamina (B1, B2, B3, B6, B9 (фолна кис.), B12 dhe kolin, si dhe aminoacide A, C dhe Е); 
 20 minerale të ndryshme (si Mg, Zn, Fe, Ca, Cu, K, N, Mn, Cr etj);
 16 enzima si (amilaza, proteaza, celulaza, lipaza, bradikinaza, peroksidaza etj) të nevojshme për tretje, detoksifikim qelizor dhe zvogëlim i inflamacioneve;
 Polisakaride mukolitike dhe antrakinite (e zbusin stomakun dhe zorrët dhe kanë veprim antiinflamator, antioksidativ, analgjezik, antimikrobik dhe antiviral)
 Fitosterole që kanë efekt antiinflamator dhe ndihmojnë në rregullimin e kolesterolit në gjak;
 Antrakinone që kanë efekt imunomodulues dhe veprim ntiinflamator dhe molekula tjera bioaktive.

Sqarim:
 Xheli I përfituar nga bima Aloe Vera me shekuj përdoret si melhem për trajtimin e shumë problemeve shëndetësore. Sot përfitimet e tij shëndetësore dhe ushqyese janë të pranuara edhe të vërtetuara edhe nga ana e Organizatës botërore të shëndetësisë!
 Xheli Aloe Vera është product I vetëm në tregun tone me koncentrim aq të lartë (99,5% xhel të koncentruar) I pasuruar me antioksidantë antocijanine të përfituara si ekstrakt nga aronia.

Kompania: Natura Therapy 
Paketimi: 1000 mlpaketim plastik.
Mënyra e përdorimit: Rekomandohet marrje e 10-15ml, 2-3 herë në ditë para ushqimi, varësisht nga nevoja dhe gjendja (mun të merret edhe deri 150ml në ditë).

 

Shkruan një shqyrtim

Бележка: HTML не е преведен!
Лош Добър
RREGULLA DHE KUSHTE PËR PËRDORIM
www.naturatherapy.al përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj të përdoruesit dhe funksionalitetin e faqes. Mund të lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë dhe Mbrotjes.